Pedro kundër Blatterit
Deklaratat e presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter në drejtim të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo përveq se janë kritikuar nga Los Blancos, nuk i kanë pëlqyer as një futbollisti të skuadrës rivale, Barcelona. Sulmueso Pedro Rodriguez ka thënë se nuk iu kanë dukur në rregull, komentet e bëra nga Blatter në adresë të Ronaldos.…

Sport
Deklaratat e presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter në drejtim të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo përveq se janë kritikuar nga Los Blancos, nuk i kanë pëlqyer as një futbollisti të skuadrës rivale, Barcelona.
Sulmueso Pedro Rodriguez ka thënë se nuk iu kanë dukur në rregull, komentet e bëra nga Blatter në adresë të Ronaldos.
Gjatë një paraqitje në Universitetin e Oxfordit, Blatter e kishte përshkruar portugezin si: “Futbollist i cili shpenzon shumë para te frizeri”, kurse shprehu haptas preferencën e tij që Lionel Messi të fitojë Topin e Artë.
Por, kjo nuk i duket në rregull Pedros. “Nuk më ka pëlqyer ajo që ka bërë, sjellja e tij nuk ka qenë në rregull. Ju duhet të tregoni respekt. E kuptoj se ai i ka preferencat e tij, që po ashtu duhet të respektohen, por ajo që bëri nuk ishte në rregull”, deklaroi Pedro për Marca.