Vallecano, viktima e preferuar e Pedros

Pedro pritet të luajë si titullar në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos të dielën. Dhe, sulmuesi do të takohet me viktimën e tij të preferuar të cilës i ka realizuar gjashtë gola dhe tri asistime.

Sport

07/03/2015 09:41

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez pritet të luajë si titullar në takimin kundër Rayo Vallecanos, të dielën.

Neymar mungon për shkak të suspendimit andaj trajneri Luis Enrique mund të vendos që Pedro të jetë partner i Luis Suarezit dhe Lionel Messit.

Andaj, nëse ndodh kjo, gjiganti katalan do të ketë një armë shtesë kundër Vallecanos, që është viktima e preferuar e Pedros.

Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola dhe tri asistime në ballafaqimet kundër Vallecanos.