Pedri: Të krahasosh veten me Messin është çmenduri

Pas arritjes në çerekfinale të Europa Ligë, foli supertalenti i ‘Blaugrana’ Pedri.

Sport

17/03/2022 21:11

Barcelona mposhti me rezultat minimal 2:1 Galatasaray dhe arritën të kalojnë tutje në çerekfinale të Europa Ligës.

Pedri i cili me golin e tij sot arriti të ndihmojë ekipin të kalojë tutje, tha se ishte një fitore me karakter, përcjell lajmi.net.

Goli i barazimit i shënuar nga Pedri u krahasua me golin e Messit, por një gjë të tillë nuk e sheh Pedri, pasi tha se nuk mund të krahasohet me yllin argjentinas.

“Të krahasosh veten me Messin është çmenduri”, ishin fjalët e lojtarit.

Pas kësaj fitore ndaj Galatasaray, Barcelona kaloi në çerekfinale të Europa Ligës./Lajmi.net/