Pedri motivon bashkëlojtarët para ndeshjes me Bayern Munichun

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka dërguar mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Sport

08/12/2021 13:30

Barcelona duhet me patjetër të fitojë takimin ndaj “Bavarezëve” për të siguruar kualifikimin tutje, transmeton lajmi.net.

Blaugranasit duan të bëjnë këtë mrekulli, pavarësisht mungesave derisa tani kanë pranuar një mesazh motivues nga Pedri, që mungon shkaku i lëndimit.

“Me të gjitha që keni”, ishte mesazhi i shkurtër i Pedrit për katalunasit.

Ndërkohë, në rast që Barcelona pëson humbje nga Bayern Munich, duhet të shpresojë që Dynamo Kiev të gabojë ndaj Benfices./Lajmi.net/