Peci në aksion nëpër teren: I sheh do mjedra të mbjellura

Ministri i Buqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se teksa ishte duke shkuar për vizitë në Llapashticë tek një përfitues i grantit ka parë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ky investim ishte i mundësuar nga Ministria e Bujqësisë. “Sot…

Lajme

25/02/2024 22:59

Ministri i Buqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se teksa ishte duke shkuar për vizitë në Llapashticë tek një përfitues i grantit ka parë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ky investim ishte i mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.

“Sot rrugës për vizitë në Llapashticë, tek një përfitues i grantit pashë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Kur u afrova, pashë se ky investim i vitit 2023 ishte mundësuar nga Ministria e Bujqësisë. “, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Pecit:

Sot rrugës për vizitë në Llapashticë, tek një përfitues i grantit pashë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kur u afrova, pashë se ky investim i vitit 2023 ishte mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.

Këta dy përfitues të granteve në pak metra distancë mes tyre që të përbashkët kanë implementimin shembullor, etik dhe meritor, bën që të ndihesh krenar.

Shumë ëndrra të realizuara e më kryesorja ëndrra për t’i kontribuar Kosovës anë e kënd me shembuj pozitive e të prekshëm.

Kjo është veçse rezultat i punës transparente, me faqe të bardhë duke u bazuar vetëm në themelin e meritokracisë.