Peci: LDK dikur e akuzonte PDK-në për vrasjet politike
Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci ka folur për letrën e VV-së dërguar LDK-së për një koalicion për formimin e institucioneve të Kosovës. Peci ka treguar se nuk ka asgjë ofenduese në letrën që Kurti ia nisi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Cka ka të pavërtet qetu? Krejt çka është e potencume në këtë…

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci ka folur për letrën e VV-së dërguar LDK-së për një koalicion për formimin e institucioneve të Kosovës.
Peci ka treguar se nuk ka asgjë ofenduese në letrën që Kurti ia nisi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Cka ka të pavërtet qetu? Krejt çka është e potencume në këtë letër është e vërtet”, tha ai në T7.
Ai madje thotë se LDK në diskutim publik ka thënë se PDK dhe AAK kanë vrarë njerëz të LDK-së.
“Në LDK në diskutimin publik të disa akterve, por edhe intern kanë bisedu narracionin që PDK dhe AAK kanë vrarë njerëz të LDK. Ndërsa ki fjalim në foltore të Kuvendit, ku njëri prej aktereve shumë të rëndësishëm të LDK ku thotë që “nuk nalna në angazhimin politik pa e pa prapa grilava Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin”. Është deklarim jashtëzakonisht i rëndë, unë spo them as është e vërtetë as nuk është e vërtetë”, thotë ai.