Peci i fton “dorë për dore” të gjithë ish ministrat e Bujqësisë në debat publik

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka ftuar të gjithë ish ministrat e Bujqësisë në debat publik. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ata mund të zgjedhin emisionin, televizionin e moderatorin dhe të bëhen dorë për dore e të shkojnë. “Ftesë publike! Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u…

Lajme

27/09/2024 22:51

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka ftuar të gjithë ish ministrat e Bujqësisë në debat publik.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ata mund të zgjedhin emisionin, televizionin e moderatorin dhe të bëhen dorë për dore e të shkojnë.

“Ftesë publike!
Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi:
Blerand Stavileci
Memli Krasniqi
Nenad Rikallo
Dijana Zhiviq dhe
Besian Mustafa
Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…
Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë!
Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.
Ju mirëpres!”, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/