Peach: Pikëllues fakti që KFOR vazhdon të jetë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të konfliktit

Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se fakti që në Kosovë vazhdojnë të qëndrojnë forcat e NATO-s është 25 vite pas luftës është një fakt tepër trishtues. Këto komente ushtaraku britanik i ka bërë për “forcenews.com” në një artikull kushtuar vendosjes së fundit të një numri…

Lajme

27/09/2024 16:44

Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se fakti që në Kosovë vazhdojnë të qëndrojnë forcat e NATO-s është 25 vite pas luftës është një fakt tepër trishtues.

Këto komente ushtaraku britanik i ka bërë për “forcenews.com” në një artikull kushtuar vendosjes së fundit të një numri të madh të trupave britanike në Kosovë për një periudhë të caktuar ushtrimesh.

“Fakti që NATO ka një forcë në Kosovës 25 vjet pas përfundimit të luftës është një fakt tepër pikëllues”, ka thënë Peach.

Megjithatë thotë Peach, se KFOR është i nevojshëm në Kosovë për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara.

“Por ne kemi nevojë për forcë për të respektuar kushtet e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai tutje.

Peach ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar lidhur me KFOR-in, bashkë me punën e mrekullueshëm të ambasadës dhe njerëzve në terren dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta njohë Kosovën si shtet.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare që angazhohet për forcën e Kosovës, së bashku me punën e ambasadës dhe ekipeve tona të shkëlqyera në terren, dhe ne vazhdojmë ta njohim Kosovën si shtet”, ka thënë Peach për “forcenews.com”.