PE miratoi rezolutën për Serbinë, kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Komisioneri i Bashkimit Europian (BE) për politika fqinjësore dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Parlamenti i Europës (PE), mbështetë rrugën e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.

Lajme

11/03/2015 15:30

Këto komente, komisioneri Hahn i bëri pasi që, deputetë të PE-së kanë votuar sot një Rezolutë për Serbinë, të iniciuar nga raportuesi për këtë shtet në PE, David Mcallister, ku thuhet se Serbia ka bërë një progres në procesin e afrimit në BE.

Por në këtë Rezolutë janë paraqitur një sërë kushtesh për Serbinë, siç janë shtimi i reformave strukturore, mbrojtja e minoriteteve dhe zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.