PE dënon sulmin në Ibër Lepenc: Mbështesim institucionet e Kosovës
Parlamenti Evropian ka dënuar sulmin i cili ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, përkatësisht infrastrukturën kritike në Kosovë. “Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e përgjegjësive të përgjegjësve për këtë sulm kriminal”,…
Lajme
Parlamenti Evropian ka dënuar sulmin i cili ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, përkatësisht infrastrukturën kritike në Kosovë.
“Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e përgjegjësive të përgjegjësve për këtë sulm kriminal”, thuhet në komunikatën të cilën në emër të PE-së e kanë nënshkruar Davor Stier kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për raporte me Kosovën si dhe Riho Terras, raportuesi për Kosovën në këtë institucion.
On behalf of the EP Delegation for Kosovo, and together with the standing rapporteur, we condemn the attack on critical infrastructure near Zubin Potok. We express our full solidarity with the citizens of Kosovo (1/2)
— Davor Ivo Stier (@DavorIvoStier) November 30, 2024