PDK zgjedh kryetarin, vjen reagimi i parë nga Vlora Çitaku

Partia Demokratike e Kosovës me 3 korrik zgjedh kryetarin e ri.

Lajme

21/06/2021 20:49

Pas këtij lajmi ka reaguar Vlora Çitaku e cila e ka quajtur lajm jashtëzakonisht i mirë.

Çitaku është përmendur që të jetë pjesë e kandidaturës për të parën e PDK-së, mirëpo në këtë status nuk ka thënë asgjë më shumë.

Reagimi i plotë:

PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.

Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.

Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo ?

Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.

Na priftë e mbara! /Lajmi.net/