PDK tërheq gjitha amendamentet: S’e mbështesim këtë buxhet derisa ka shumë defekte
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për projektbuxhetin e vitit 2026. Në këtë seancë, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri deklaroi se partia e tij nuk e përkrah këtë projektbuxhet. Ai deklaroi se PDK-ja i ka dhënë vërejtjet e veta, por edhe reflektimit të nevojave që ka pas buxheti. “Ne kemi pritur që brenda dy…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për projektbuxhetin e vitit 2026.
Në këtë seancë, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri deklaroi se partia e tij nuk e përkrah këtë projektbuxhet.
Ai deklaroi se PDK-ja i ka dhënë vërejtjet e veta, por edhe reflektimit të nevojave që ka pas buxheti.
“Ne kemi pritur që brenda dy leximeve ka me pas reflektim e ndryshime pozitive dhe mu avancu në aspekt profesional buxheti. Përtej saj deputetët e PDK-së me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve përmes 32 amendamenteve kanë propozuar në Komision për Buxhet, por të cilat nuk kanë gjetur vullnet e janë shumë të rëndësishme për shtetin.Po ashtu edhe për rritjen shtesë për buxhetin për të akuzuarit në Hagë.”,deklaroi Tahiri, transmeton lajmi.net.
Ai tha se PDK tërheq të gjitha amendamentet e propozuara.
“Ne i tërheqim të gjitha amendamentet dhe se mbështesim këtë buxhet përderisa ka shumë defekte edhe për vitin 2026, por i dëmshëm edhe për vitet pasuese për shkak të mungesës profesionale”,shtoi ai./Lajmi.net/
