PDK sot zgjedh kryetarin

Partia Demokratike e Kosovës  sot do të mbajë zgjedhjet për kryetar.

Lajme

16/06/2019 08:20

Kjo u bë e ditur edhe përmes një njoftimi për media nga ky subjekt politik, shkruan lajmi.net.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të parties”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Mirëpo, kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.

Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se vetëm Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për të parin e partisë.

“Në kohën e rregullt, në pajtim me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve, vetëm zoti Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi për lajmi.net.

Kujtojmë, se i pari i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin. /Lajmi.net/