PDK reagon pasi deputetët e VV-së votuan pro mbulimit të rrymës së serbëve në veri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për aprovimin e rekomandimeve lidhur me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Lajme

06/05/2021 16:25

Përmes një konference për medie, Hamza tha se Qeveria Kurti po fshehët nga vendimmarrja.

“Sot Kuvendi aprovoi për ndarjen e mjeteve shtesë për KOStT-in që ta paguajë energjinë elektrike në veri. Kjo është e kundërligjshme, Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrje”, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi me 61 vota pro votoi sot pro aprovimit të rekomandimeve në lidhje me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Lajmi.net/