PDK: Proces i rregullt zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vlerëson se procesi zgjedhor deri më tani është duke u zhvilluar i qet dhe korrekt.

Lajme

08/06/2014 14:34

Përmes një komunikate për media, PDK u bënë thirrje të gjitha akterëve, që të angazhohen për një proces demokratik.

“PDK është në kontakt të vazhdueshëm me shtabet e saj nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe deri më tash, përpos disa problemeve teknike sporadike dhe të izoluara, si mungesa e sprejit dhe vonesat në hapjen e vendvotimeve, nuk është raportuar ndonjë rast që zbeh mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

“Përfaqësuesit e PDK-së në terren njoftojnë se zgjedhjet janë duke u zhvilluar në një klimë të qetë anembanë vendit dhe komisionarët janë duke bërë një punë shumë profesionale gjatë procesit zgjedhor”.

“Partia Demokratike e Kosovës, inkurajon të gjithë aktorët që garojnë në këto zgjedhje që të vijojnë me frymën e mirëkuptimit dhe qytetarisë, si dhe u kërkon të gjithë individëve që janë të përfshirë në administrimin e procesit zgjedhor që të punojnë me përkushtim dhe rigorozitet, që votimi të realizohet konform ligjit”.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh bindjen se Kosova ka arritur tashmë në një fazë pjekurie për sa i përket demokratizimit dhe cilësia e këtyre zgjedhjeve ka për të qenë një dëshmi e këtij fakti”.