PDK prezantohet me një fushatë ndryshe, niset nga Mitrovica

Mitrovica do të jetë qyteti nga ku do të nis fushatën Partia Demokratike e Kosovës. Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për shtyp k treguar edhe për mënyrën e fushatës.

Lajme

20/09/2017 17:58

“Po ashtu përfitoj nga rasti për t’ju njoftuar për aktivitetin tonë të parë të hapjes së fushatës gjatë ditës së nesërme. Kemi vendosur që të ndryshojmë nga tradita e mëparshme duke ndërmarrë një aktivitet që vë në qendër të vëmendjes qytetarin.  Fushata jonë do të nisë nga lagja Bair e Mitrovicës ku kryetari Kadri Veseli do të takojë vetë qytetarë për të shpalosur para tyre platformën qeverisëse të PDK-së e cila siguron zhvillim dhe hapje të perspektivës për vende të reja pune”, tha ai.