PDK përkrah rezolutën për mbrojtje të vlerave të popullit

Partia Demokratike e Kosovës do të përkrah me votë pozitive rezolutën për mbrojtje të vlerave të popullit.

Lajme

09/07/2020 16:44

Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të PDK-së, Bedri Hamza, shkruan lajmi.net.

“Një rezolutë me një tekst përmbajtjesor, dhe ne duke e ditur rëndësinë e çështjes, gjithmonë insistojmë në atë që për çështje të caktuar që e tejkalojnë interesin politik dhe nivelin politik, dhe janë të nivelit dhe rëndësisë shtetërore dhe kombëtare, uniteti është i nevojshëm dhe kurrë nuk është i tep. Dhe ashtu siç e përkrahëm të futen në rend të ditës, do ta përkrahim në votim”, tha Hamza. /Lajmi.net/