PDK pas aksionit të Speciales: Kërkojmë paanshmëri dhe transparencë
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë zhvilluar sot një aksion me ç’rast kanë arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun si dhe kanë bastisur shtëpinë e Hajredin Kuçit. Në lidhje me këtë, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar paanshmëri dhe transparencë të plotë, teksa tha se DhSK-ja është krijuar…

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë zhvilluar sot një aksion me ç’rast kanë arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun si dhe kanë bastisur shtëpinë e Hajredin Kuçit.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar paanshmëri dhe transparencë të plotë, teksa tha se DhSK-ja është krijuar për të siguruar siguri, bazuar në standardet evropiane, e jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj.
Në komunikatën për media të PDK-së thuhet se çdo devijim nga ky mandat përmes veprimeve që mund të minojnë besimin e qytetarëve dhe integritetin e drejtësisë, është i gabuar.
“Si PDK, shprehim shqetësimin tonë në lidhje me vonesat e gjata dhe mungesën e transparencës në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë. PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Lajmi.net/