PDK nuk i kërkon dorëheqjen Jakup Krasniqit

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë për RTK se PDK nuk do të kërkojë largimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posti i Kryetarit të Kuvejdit i takon partisë më të madhe.

Lajme

01/03/2014 19:01

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kërkojë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ta lëshojë pozitën në krye të Kuvendit.

Gjatë ditës, Jakup Krasniqi, i cili dje u zyrtarizua si pjesë e subjektit të ri politik Nisma për Kosovën, tha sot se është i hapur të japë dorëheqje nëse PDK e kërkon një gjë të tillë.

Por Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë për RTK se PDK nuk do të kërkojë largimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posti i Kryetarit të Kuvejdit i takon partisë më të madhe.