PDK nuk e ka të vështirë ta bëjë qeverinë

Njohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, ka vlerësuar se pas fitores së zgjedhjeve të 8 qershorit, PDK-ja nuk e ka të vështirë ta formojë qeverinë e re.

Lajme

10/06/2014 10:37

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Shala ka thënë se në momentin që LDK-ja nuk ka bërë koalicion me AKR-në e ka ditur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Ai ka thënë se PDK-ja i ka fituar zgjedhjet për shkak të lidershipit të Hashim Thaçit.

Në këtë drejtim Shala ka thënë se PDK-ja nuk e ka të vështirë ta formojë qeverinë e re. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ashtu sikurse nuk e ka përjashtuar një koalicion ndërmjet partive të krahut të luftës, me përjashtim të Vetëvendosje!-s. Ai ka thënë se koalicioni PDK – LDK do të krijonte më shumë stabilitet në vend. “Ndërkaq, nëse shkohet me një koalicion, PDK – AAK – NISMA dhe minoritetet, do të siguroheshin numrat, mirëpo do të kishim një situatë ku do të kishim një opozitë shumë të fuqishme”, ka thënë Shala.

Sipas tij, është edhe në interes të ndërkombëtarëve që Kosova të ketë një qeveri nga partitë e krahut të luftës. “Bashkësia ndërkombëtare ka interes ta bëjë një koalicion me partitë e krahut të luftës sepse i gjithë ai potencial që kanë e llogarisin si destabilizues”, është shprehur Shala. (Epoka e Re)