PDK nesër nominon Thaçin për mandatin e tretë kryeministror

Partia Demokratike e Kosovës, nesër pasdite do të nominojë kryetarin e saj, Hashim Thaçi, për kryeministër të vendit. 

Lajme

19/05/2014 17:38

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, nesër do të nominohet nga partia e tij, për ta qeverisur vendin edhe në mandatin e tretë radhazi. 

“Nesër në ora 18:00, para lidershipit dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, para tërë popullit të Kosovës, do ta pranoj nominimin për kryeministër të Republikës”, ka shkruar vetë kryeministri Thaçi në Facebook. 

Ai ka thënë se në mandatin e ri ka për synim hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. 

“Synimi im është ta përfundojmë me sukses edhe Misionin e Ri – zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fjalimin tim dhe pjesët e programit mund ta ndiqni live ne Klan Kosova, KTV, si dhe livestream në www.misioniri.net dhe www.lajmi.net – bëjani share dhe merrni pjesë në ekipin që po krijon të ardhmen e këtij vendi. HTH”, ka shkruar Thaçi.