PDK ndryshon edhe brendin (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës, do te ketë logo të re. Pas ndryshimeve që ka sjellë në kandidatura për kryetarë komunash, PDK ka vendosur të ndryshojë edhe imazhin. Nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi ka shpjeguar domethënien e logos dhe ngjyrave të reja.

Lajme

20/09/2017 18:06

“Pjesë e kësaj filozofie të evoluimit të partisë sonë, është edhe ribrendimi që ne kemi ndërmarrë.  Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ju prezantoj logon tonë të re e cila konsiston në akronimin e emrit të partisë në ngjyrë të kaltër, por me një stilizim modern të kokës së shqiponjës në shkronjën D.”, ka shpjeguar ai.

“Shqiponja është padyshim një nga simbolet më të rëndësishme të popullit tonë dhe gjenezë edhe e emrit shqiptar. Ky simbol kombëtar ka ardhur që prej luftës çlirimtare dhe e ka shoqëruar partinë tonë gjatë gjithë viteve të veprimtarive të saj.

Pjesë e këtij ribrendimi është edhe faqja e re internetit që sapo kemi lansuar”, tha Krasniqi. /Lajmi.net/

pdka pdka1 pdka2 pdka3