PDK mund ta bllokojë Bllokun

Partia Demokratike e Kosovës nuk është e detyruar të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në rast se ajo thirret nga kryesuesja e saj, Flora Brovina. Asnjë detyrim ligjor nuk e obligon partinë e Thaçit të jetë pjesë e kësaj seance. Këtë hapësirë ligjore do ta shfrytëzojë PDK, në rast se nuk arrihet një marrëveshje parapake me partitë e Bllokut për krijimin e institucioneve të reja.

Lajme

09/11/2014 09:34

Një ditë më Tribuna ka raportuar se PDK mund ta udhëzojnë deputeten Flora Brovina që ta thërrasë seancën, në rast se i kërkohet nga Presidentja, por deputetët e PDK-së nuk do të shkojnë në atë seancë dhe rrjedhimisht nuk do ta propozojnë kryeparlamentarin, shkruan gazeta Tribuna. Si rezultat i kësaj, bllokada do të vazhdojë dhe Kuvendi nuk do të konstituohet. Ndërsa në PDK edhe të shtunën kanë këmbëngulur se nuk do të këtë thirrje të seancës pa arritjen e një marrëveshjeje paraprake mes liderëve të partive politike në vend.

Njohës të çështjeve juridike kanë thënë se nuk ekziston ndonjë detyrim i drejtpërdrejtë kushtetues për PDK-në që të paraqitet në seancë dhe ta japë propozimin e vet.

Dren Doli, nga Klubi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënës se PDK nuk është e detyrueshme që të shkojë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. (Tribuna)