PDK: Lëvizja Vetëvendosje krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mirëpritur vendimin e gjykatës për grupin terrorist “Syri i Popullit”.

Lajme

22/01/2020 12:09

Dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit”, është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët  politikë.

PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist. /Lajmi.net/