PDK: Kurti po rrezikon raportet me ShBA-në

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas situatës së krijuar në veri. Përmes një komunikate të publikuar, nga partia më e madhe opozitare kanë thënë se kryeministri aktual, me veprimet e tij pa koordinim, po rrezikon raportet me ShBA-në, përcjell lajmi.net. Tutje, në njoftim përmendet edhe përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, që sipas PDK-së, shihet…

Lajme

30/05/2023 19:54

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas situatës së krijuar në veri.

Përmes një komunikate të publikuar, nga partia më e madhe opozitare kanë thënë se kryeministri aktual, me veprimet e tij pa koordinim, po rrezikon raportet me ShBA-në, përcjell lajmi.net.

Tutje, në njoftim përmendet edhe përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, që sipas PDK-së, shihet si prapa në sektorin e sigurisë.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet ndër tjerash.