PDK: Kurti në Ohër ka pranuar Asociacionin me komepetenca të shtuara ekzekutive

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive. Madje, Shala ka thënë se qeveria aktuale në marrëveshjen e Ohrit, ka shtuar edhe pasues tjerë që bien ndesh me çdo parim të Kushtetues. “Qeveria e Kosovës,…

Lajme

29/02/2024 21:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive.

Madje, Shala ka thënë se qeveria aktuale në marrëveshjen e Ohrit, ka shtuar edhe pasues tjerë që bien ndesh me çdo parim të Kushtetues.

“Qeveria e Kosovës, kryeministri në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin edhe atë jashtëzakonisht keq dhe me kompetenca të shtuara ekzekutive, duke shtuar edhe shumë pasues që nuk kanë qenë në marrëveshjen e 2013-tës e as të 2015-ës, siç është çështja e Kishës Ortodokse Serbe, çështja e kompetencave në arsim, e rezolutës 1244 e shumë pika tjera të cilat tashmë PDK-ja i ka bërë publike dhe ka shprehur kundërshtimin e saj sepse kjo marrëveshje bie ndesh me çdo parim të Kushtetutës”, është shprehur ai në Tëvë 1.