PDK-ja, zyrtarë të EULEX-it e të BE-së donin dënimin e Limajt
Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.

Lajme
Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues.
Soares, madje, në një ndejë, në një klub të Prishtinës, ua kishte thënë kolegëve të tij të EULEX-it se do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim.
Dënimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, por alarmin për njëanshëmri të trupit gjykues dhe ndërhyrje politike fillimisht e kishte dhënë një zyrtar ligjor i EULEX-it, i cili e kishte njoftuar për këtë edhe avokatin e Limajt, Karim Khan.