​PDK-ja kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të ZRRE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të shkarkohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Lajme

19/05/2022 12:03

Deputeti nga PDK-ja, tha se ngritja e tarifave të energjisë elektrike ishte vepër penale, e cila sipas tij ka dëmtuar mbi 450 mijë familje kosovare.

“Kjo është një vepër penale, e cila ka dëmtuar rëndë interesin publik, mbi 450 mijë familje në Kosovë dhe një vepër e tillë, duhet të ndëshkohet penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës… Ne si deputet nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të heshtim ndaj kësaj situate. Ajo që duhet të ndodhë, është shkarkimi i menjëhershëm i Bordit të ZRRE-së. Këta njerëz, tashmë me një vendim të gjykatës, është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm të madh financiar”, tha ai.