PDK: I morëm 100 anëtarë nga AAK-ja, LDK-ja dhe Vetëvendosja

Në një komunikatë të dërguar nga PDK-ja, thuhet se në shënimin e 16 vjetorit të themelimit të këtij subjekti, në Kaçanik, sot, aderuan mbi 100 anëtarë të rinjë, nga partitë e tjera, kryesisht nga radhët e AAK-së, ndërsa në mesin e të aderuarve janë edhe 10 kryetarë të nëndegëve.

Lajme

04/02/2016 21:06

Kryetari i i degës së PDK-së në Kaçanik, Besim Ilazi, tha se qytetarët e Komunës së Kaçanikut, asnjëherë nuk e zhgënjyen Partinë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, duke i dhuruar fitoren për 16 vjet me radhë, ndërsa edhe PDK-ja do t’i qëndroj besnik elektoratit kaçanikas, duke punuar gjithmonë në mirëqenien e tyre.

Ai njoftoi të pranishmit se pas aderimeve të tre anëtarëve te Kuvendit Komunal nga radhët e AAK-së, në PDK, tanimë kanë kaluar edhe 100 të rinjë të tjerë nga AAK-ja, LDK-ja dhe Vetëvendosja./ Lajmi.net