PDK falënderon qytetarët për procesin fer e demokratik

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, i cili ka kaluar qetë dhe pa asnjë incident.

Lajme

18/12/2016 19:11

Përmes një komunikatë për medie, Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për daljen masive dhe për kulturën e lartë të treguar në këtë proces zgjedhor.

PDK fton të gjithë komisionerët, vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë dhe organet e sigurisë, që tani pas mbylljes së procesit zgjedhor ta ruajnë dhe ta monitorojnë me kujdes numërimin e votave, për të përmbyllur kështu me sukses zgjedhjet në Komunën e Drenasit.