PDK e Gjilanit mbështet kandidaturën e Zenun Pajazitit dhe Leonora Morina-Bunjakut
Strukturat e degës dhe ato të nëndegëve, bashkërisht sot I dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Zenun Pajaziti dhe Leonora Morina – Bunjaku, për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Lajme
Të gjitha votat e elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, do të orientohen në kandidatët e PDK-së, ngase potenciali i kandidatëve tanë është i pa konkurrencë.
Prandaj, ky përcaktim yni dhe ky mobilizim gjithandej, i përcjellë me frymën e fitores, padyshim do të sjell fitoren e PDK-së, të kandidatëve tanë gjithsesi dhe të koalicionit në përgjithësi, u tha njëzëri në këtë takim.