PDK e gatshme edhe për Qeveri Teknike, vetëm që të dilet nga situata e krijuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbetur në pritje të lëvizjeve të koalicionit LVAN (LDK-VV-AAK-Nisma), ndërsa vetë është e përgatitur për tre skenarë të mundshëm të daljes nga ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Lajme

03/11/2014 09:56

Partia e Hashim Thaçit është në pritje edhe gjatë kësaj jave, e cila mendohet se do të sjellë edhe fundin e krizës politike.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës Tribuna në kushte anonimiteti se ata janë të gatshëm për tre skenarë të mundshëm të cilët, sipas tyre, kanë gjasa të ndodhin.

Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme; qeveri teknike; ose ridizajnimi i marrëveshjes së LVAN-it, ku do ta pranonin aktgjykimin e Kushtetueses (kryeparlamentari i takon PDK-së); janë tre skenarët e mundshëm, për të cilat PDK-ja është e gatshme të dakordohet.