PDK do të fuqizohet edhe në Dukagjin
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëri ndër biznesmenët më të mëdhenj, Ramiz Kelmendi, i cili tashmë ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, është shprehur i bindur se këtë parti do ta fuqizojë me ide dhe vota në rajonin e Dukagjinit.

Lajme
Kelmendi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se do ta fuqizojë PDK-në me ide dhe me vota, pasi ndikimi i saj në Pejë nuk është aq i madh. Ai ka thënë se disa qytetarë duhet ta heqin nga koka se PDK-ja është vetëm e Drenicës.
“Dihet se ndikimi i PDK-së në Pejë ka qenë më i vogël. Shpeshherë disa aktorë këtë parti e kanë quajtur si parti të Drenicës dhe kyçja në këtë parti nuk i bën mirë Dukagjinit a i bën mirë Drenicës. Mirëpo, nuk kam këso paragjykimesh. Mendoj se Kosova është një tërësi territoriale dhe ne duhet ta bashkojmë vendin e jo ta ndajmë”.
Kelmendi thotë se është radhitur në krah të fituesit të zgjedhjeve të 8 qershorit.
“Duke e parë vizionin e kryeministrit Hashim Thaçi, për zhvillimin ekonomik të Kosovës, mendova dhe u binda se projektet e mia mund t’i realizojë vetëm me fituesin e zgjedhjeve të 8 qershorit, që mendoj se do të jetë kryeministri aktual”, ka thënë Kelmendi për Epokën e Re.