PDK dhe Vetëvendosje sfidojnë Listën Serbe për zgjedhjet në veri të Mitrovicës
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta sfidojnë Listën Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Lajme
Afati për certifikimin e kandidatëve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut ka përfunduar sonte (e premte) në ora 18:00, shkruan lajmi.net.
Deri më tani, sipas përgjigjes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë institucion kanë shkuar vetëm 4 aplikime për certifikim të kandidatëve për zgjedhjet atje.
Partia Demokratike e Kosovës, një kandidat i pavarur, Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje do të garojnë për të marrë udhëheqjen e komunës veriore të Mitrovicës.
“Ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime (Partia Demokratike e Kosovës, Kandidat i Pavarur, Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje me Erdan Atiq) për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.”, thanë nga KQZ për lajmi.net.
Në anën tjetër, për zgjedhjet në Podujevë ka proces ndryshe nga ai i zgjedhjeve në veri të Mitrovicës.
Për zgjedhjet në Podujevë, vlen vendimi i KQZ-së i datës 20 shkurt 2020 sipas të cilit janë certifikuar 3 kandidatë për Kryetar të kësaj komune (Naim Fetahu – PDK; Nexhmi Rudari – LDK; dhe Shpejtim Bulliqi – LVV).
Këto dy komuna kanë mbetur kryetar për shkak se kryetarët e tyre kanë marrë poste qeveritare.
Goran Rakiq kryetar për disa mandate i Mitrovicës së Veriut mori postin e ministrit në qeverinë e Albin Kurtit, ndërsa pozitë të njëjtë mori edhe në qeverinë e Avdullah Hotit dhe kështu kjo komunë u detyrua të kërkonte zgjedhje të parakohëshme.
Në anën tjetër, Agim Veli i cili për disa mandate me radhë ishte në krye të Podujevës gjithashtu u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Albin Kurtit nga e cila u shkarkua, por me shkarkimin e qeverisë Kurti dhe ardhjen e LDK-së me Avdullah Hotin në krye të ekzekutivit, Veliu u kthye në këtë pozitë. /Lajmi.net/