PDK dhe LDK lidhen në Rahovec
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës formojnë koalicion në Rahovec. Kryetari i Degës së LDK'së, Nahit Elshani, thotë se partia e tij do të udhëheqë tri Drejtori dhe do ta ketë edhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli fituese në zgjedhjet lokale në Komunë e Rahovecit, ka arritur të bëjë koalicion me LDK’në.
Koalicioni në mes të dy partive që kanë marrë numrin më të madh të votave në këtë Komunë është arritur pas një mbledhje maratonike që ka zgjatur rreth tri orë e gjysmë, raporton Rahovecpress.
Kryetari i Degës së LDK’së në Rahovec, Nahit Elshani, ka konfirmuar për Rahovecpress, emrat e drejtorëve për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Drejtorinë për KRS, do ta udhëheq Osman Hasku, atë të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kujtim Q. Popaj, ndërkaq për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik është caktuar Esat Hoti, por emri i të cilit pritet të konfirmohet gjatë ditës.
Koalicioni ka marrë përkrahjen 14 anëtarëve të Kryesisë, ndërsa mbledhjen e ka braktisur në shenjë pakënaqësie njëri ndër themeluesit e Degës së LDK’së në Rahovec, Fetah Berisha.
LDK, përveç tri Drejtorive, do të ketë edhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, të cilin do ta drejtojë Nahit Elshani.