PDK dhe LDK dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, Abrashi: Do të dalim fitues

Para mediave ka folur Arban Abrashi, i cili është shprehur i bindur se kjo është lista më e mirë nga të gjitha partitë politike, shkruan lajmi.net.

Lajme

16/01/2021 18:06

“Sot në kuadër të rregullave, LDK dorëzoi sot listën që besoj që është më e mira në këtë garë zgjedhore. Ajo udhëhiqet nga Avdullah Hoti, dhe besoj që në këtë garë të ashpër ne dalim fitues”, ka thënë Abrashi para mediave.

I pyetur nga gazetarët  për 10-shën e parë të kandidatëve në listën e LDK-së, ai është shprehur i rezervuar duke thënë se pop resin certifikimin nga KQZ.

Pas LDK-së listën e ka dorëzuar edhe PDK, të cilët kanë thënë se listën do ta bëjnë të ditur përmes një konference për media. /Lajmi.net/