PDK bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Partia Demokratike e Kosovës, bashkarisht kanë bërë homazhe për Masakrat e Pklekut dhe Çikatovës së Vjetër. Postimi i plotë: Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, deputetët Blerta Deliu-Kodra, Hajdar Beqa, Rashit Qalaj dhe anëtarë të Kryesisë, i janë bashkuar Kryetarit të…

Lajme

17/04/2024 14:20

Partia Demokratike e Kosovës, bashkarisht kanë bërë homazhe për Masakrat e Pklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

Postimi i plotë:

Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, deputetët Blerta Deliu-Kodra, Hajdar Beqa, Rashit Qalaj dhe anëtarë të Kryesisë, i janë bashkuar Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci për të bërë homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër – me rastin e 25 vjetorit të masakrave ndaj popullatës civile.

Me 17 prill të vitit 1999, policia serbe kreu dy prej masakrave më të tmerrshme në Drenicë, duke vrarë e djegur fëmijë, pleq, gra e burra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

54 anëtarë të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha u vranë në gjakftohësi në Poklek dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër.

Dhembja e asaj dite të kobshme është ende e freskët në mesin e familjarëve të viktimave. Kosova nuk do të rreshtë asnjë ditë duke kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat – derisa autorët e këtyre veprave makabre të dënohen.

Asnjëherë nuk do të harrojmë.

Lavdi martirëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër!