PD me dy nëndegë të reja në Vushtrri
Partia e Drejtësisë në Vushtrri hyn në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit me dy nëndegë të reja- njëra në qytetin e Vushtrrrisë e tjetra në fshatin Novolan.

Lajme
Si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Partia e Drejtësisë ka themeluar edhe dy nëndegë të reja në Komunën e Vushtrrisë.
Njëra nëndegë është themeluar në vetë qytetin e Vushtrrisë, ndërsa tjetra në fshatin Novolan.
Kryetari i PD’së, Ferid Agani se themelimi i nëndegëve të reja është një shenjë e qartë se qytetarët e Vushtrrisë po e kuptojnë se alternativë të vetmen për zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen e kanë programin shumë të pasur të PD-së.
Agani tha se PD e ka dëshmuar se është një parti që mbron vlerat kombëtare dhe fetare, vlera këto që sipas tij, populli shqiptar i ka ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj.
Kryetari i Degës së PD’së në Vushtrri, Abdullah Klinaku, i cili është edhe kandidat për kryetar në këtë qytet, ka deklaruar se themelimi i degës në fshatin Novolan, si dhe ajo në Vushtrri, tregojnë për rritjen e kësaj partie në këtë rajon.
Ai ka siguruar vushtrriasit se nëse udhëheq me këtë komunë, do të angazhohet për mirëqenien e tyre, duke premtuar investime kapitale në sfera të ndryshme.
Sipas Klinakut, platforma e PD’së, për këtë komunë është ndërtuar në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e vet qytetarëve, të cilat i kanë mësuar gjatë vizitave nëpër fshatra dhe lagje të Vushtrrisë, thuhet në një komunikatë të PD’së.