PD e Sali Berishës proteston sonte, kuksianët nisen me autobusë drejt Tiranës

Jemi të diskriminuar nga qeveria. Po shkojmë në protestë për hallet dhe të drejtat tona."

Lajme

07/07/2022 16:35

Rama ka fortifikuar Kryeministrinë ndërsa vetë gjatë protestës do jetë në Vlorë për inagurimin e by-passit.

Policia ka  planfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.