‘Pavarësisht përplasjeve, qeveria duhet të vazhdojë punën’

Pas zhvillimeve të fundit në vend, partnerët e koalicionit qeverisës LDK e AAK janë përplasur, por jo edhe partneri tjetër Nisma Socialdemokrate.

Lajme

10/08/2020 21:07

Derisa lideri  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk i beson koalicionit qeverisës, zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi, nga radhët e Nisma Socialdemokrate, thotë se i beson kryeministrit Hoti në raport me dialogun.

Ndërkaq analistët, lidhur me gjendjen në vend, thonë se, pavarësisht përplasjeve, Qeveria nuk duhet të bie.

Ndërkohë që për PDK-në, analistët mendojnë se ajo nuk duhet t’i bashkohet koalicionit qeverisës, sepse, sipas tyre, ajo do t’i bënte dëm vetvetes. RTKLive

YouTube player