Pavarësisht performancës së Curry, Warriors pësojnë disfatë

Denver Nuggets ka mposhtur Golden State Warriors në kuadër të NBA.

Sport

15/01/2021 08:48

Denver Nuggets ka ndaluar ecurinë pozitive të Golden State Warriors, duke i mposhtur ata me rezultatin 114-104, transmeton lajmi.net.

Nuggets, ishin në avantazh dy pjesë ndërsa Warriors avancuan në dy tjera por qe nuk arritën të fitojnë.

Rezultatet e pjesëve ishin, 37-24, 28-30, 25-22, 24-28.

Lojtari më i mirë këtë ndeshje ishte Stephen Curry me 35 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime. Ndërsa për Denver, shkëlqeu Jokic me 23 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime.

Tani, Warriors mbajnë pozitën e nëntë në tabelë, ndërsa Denver qendron në pozitën e shtatë./Lajmi.net/

YouTube player