Pavarësisht pandemisë, ky event botëror do të organizohet këtë vit

Akademia e Televizionit dhe ABC janë afër konfirmimit të datës për "Emmy Awards".

ShowBiz

29/05/2020 22:50

Akademia e Televizionit dhe ABC janë afër njoftimit se si do të paraqiten çmimet “Emmy” këtë vit., shkruan Variety, transmeton lajmi.net.

Burimet konfirmojnë se do të ketë më shumë qartësi rreth telekastit brenda muajit të ardhshëm.

Planifikohet që eventi të mbahet në shtator, ani pse planet për “Emmy” këtë vit, si çdo gjë tjetër, janë anashkaluar nga pandemia COVID-19.

Akademia e shtyri kohën e votimeve për në muajin korrik, pra nominimet do të jenë tv hapura deri më 28 korrik.

Kurse, eventi për ndarjen e çmimeve “Emmy” planifikohet të mbahet më 20 shtator. Rob Millis nga ABC tha për “Varity” se eventi do të mbahet por ende nuk është bërë azhurnimi i telekastit.

Ai shtoi se nuk dihet ende se si do të organizohet ngjarja, por e rëndësishme është se do të mbahet. /Lajmi.net/