Pavarësisht gjithë historisë me Donaldin, Bora nuk pati zemër ti fshijë këto fotografi

Bora Zemani ka befasuar me reagimin e saj kundrejt Donaldit.

ShowBiz

06/12/2021 11:22

Ani pse po e priste jashtë dhe ti rregullonin gjërat, ishte Donaldi ai i cili nuk iu qëndroi besnik fjalëve të thëna, shkruan lajmi.net.

Donaldi filloi lidhjen me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjë që trazoi ujërat dhe u bë tema më e komentuar tek publiku shqiptar.

I gjithë publiku priste një reagim nga Bora i cili ndodhi dy ditë më parë.

Moderatorja shqiptare kërkoi nga ndjekësit që mos ta gjykojnë e kryqëzojnë Donaldin duke thënë se edhe ai është njeri dhe mund të gabojë.

Por ky veprim nuk është i vetmi me të cili po befason Bora, ajo po ashtu nuk i ka hequr nga instagrami as Donaldin dhe as Beatrixën.

E krejt në fund, ajo as fotot nga albumi 3shat nuk i ka fshirë ende./Lajmi.net/