Paul George ka një plan – bën ndryshime për të nderuar Kobe Bryant

Ylli i NBA, Paul George, po mendon të bëjë një ndryshim të madh.

Sport

30/01/2020 23:55

Tashmë anëtari i Los Angeles Clippers, i cili dikur luante me Indiana Pacers, George, do të bëjë një ndryshim të madh.

Sipas Justin Russo (FlyByKnite), George po konsideron që të ndryshojë numrin në fanellën e tij, dhe të mbaj numrin 24, për nder të Kobe Bryant, transmeton lajmi.net.

George aktualisht mban numrin 13 me skuadrën e LA Clippers.

Gjatë kohës kur ishte tek Indiana Pacers, George luante me numrin 24, por rikthimin tek ai numër ai mund ta bëjë për shkak të Kobe, dhe jo pse e mbante dikur.

Mbetet të shihet nëse PG do të vendos zyrtarisht ta ndryshojë numrin në fanellën e tij. /Lajmi.net/