Pau Gasol nuk përjashton mundësinë për rikthimin te Lakers

Gasol mund të bëjë një tjetër lëvizje të madhe në karrierën e tij.

Sport

09/05/2020 22:30

Ylli spanjoll i basketbollit, aktualisht pa skuadër, ka treguar se cila do të ishte një nga dëshirat e tij të mëdha për të ardhmen.

Gasol, i cili pjesën më të mirë të karrierës e kaloi me Los Angeles Lakers, nuk ka fshehur dëshirën për një rikthim aty.

“Të luaj vitin tim të fundit me Lakers do të ishte fantastike”, ka thënë Gasol, transmeton lajmi.net.

Lakers nuk kanë shfaqur ndonjë interesim për lojtarin, por nëse ata kanë nevojë për një veteran për pozitën e qendrës, tashmë kanë një opsion.

Gasol së fundmi ka luajtur me Milwaukee Bucks, kurse gjatë vitit të kaluar kaloi te Portland, por aty nuk pati asnjë paraqitje. /Lajmi.net/