Patrulla indoneziane gjen pjesë të avionit AirAsia

Një patrullë detare indoneziane ka gjetur një objekt që mund të jetë bishti i avionit të rrëzuar me 162 persona në bord, në rrethinën ku është marrë sinjali i fundit i kutive të zeza të aeroplanit.

Bota

05/01/2015 14:22

“Ne e gjetëm atë që ka një probabilitet të lartë për të qenë bisht i avionit”, ka thënë Yayan Sofyan, kapiten i anijes patrullë. 

Ndërkohë, Ministria e Transportit në Xhakarta, ka marrë masa shtërnguese për stafin dhe rregulloren e procedurave para fluturimit. Anijet dhe avionët në veriun e detit Java që janë angazhuar për mbledhjen e mbeturinave të airoplanit Airbus A320-200 kanë zgjeruar kërkimin e tyre në mënyrë që të mos lënë rrymat e ujit t`ua vështirësojnë punën. 

Agjencia meteorologjike e Indonezisë ka thënë stuhitë tropikale sezonale kontribuan në rrëzimin e aeroplanit më 28 dhjetor dhe moti ka penguar vazhdimisht përpjekjet për të rimarrë trupat.

Anija e patrullës u detyrua të kthehet në portin Surabaya të hënën me njërën prej gjetjeve më të mëdha deri më tanë sa i përket masës së avionit. 

“Unë nuk jam duke thënë ende se është bisht, kjo është vetëm dyshim. Tani ne jemi duke u përpjekur për të konfirmuar atë, ” tha kreu i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, Fransiskus Bambang Soelistyo në një konferencë shtypi në Xhakartë. (lajmi.net)