‘Patrioti’ Fellaini

Sipas njoftimeve të para, mesfushori Marouane Fellaini do të mungonte për Belgjikën në ndeshjen kundër Kroacisë të premten, duel ky i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Por, situata ka ndryshuar. Sipas Sky Sports, Fellaini e ka anuluar operacionin e caktuar për këtë javë, në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të selektorit Marc Wilmots,…

Sport

08/10/2013 17:50

Sipas njoftimeve të para, mesfushori Marouane Fellaini do të mungonte për Belgjikën në ndeshjen kundër Kroacisë të premten, duel ky i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Por, situata ka ndryshuar.

Sipas Sky Sports, Fellaini e ka anuluar operacionin e caktuar për këtë javë, në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të selektorit Marc Wilmots, që do të thotë se është në dispozicion për ndeshjen në Maksimir.

Fellaini për shkak të një dëmtimi nuk u paraqit në duelin e fundit të Manchester Unitedit ku dy golat e Adnan Januzajt e përmbysën disavantazhin dhe siguruan fitoren 2-1 në udhëtim te Sunderland.

Mirëpo, derisa United ka njoftuar se Fellaini duhet të operohet dhe si rezultat do të mungojë për më tepër se një muaj, futbollisti duhet se do të dalë ‘patriot’ duke iu ofruar Belgjikës për duelin e rëndësishëm kundër Kroacisë të premten.