Patriarku Irinej: Kosova është Jeruzalemi ynë serb

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka thënë se Kosova është Jeruzalem për serbët dhe se kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo tokë.

Lajme

23/03/2019 20:54

“Kosova ështëJerusalemi ynë serb, atdheu dhe shëpia jonë që ne kurrë nuk mund të heqim dorë”, tha Irinej.

Patriarku tha se ai pret që Rusia, si në kohët e vështira, ta ndihmojë Serbinë që ta ruajë Kosovën.

“Rusët janë një komb i madh dhe i fuqishëm, ne jemi një vend i vogël, por për fat të mirë ne jemi gjithmonë varkë e lidhur me një anije të madhe ruse”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me kompaninë Gazprom Neft, e cila do të vazhdojë të bëjë donacione për të ndihmuar punën në tempullin e Shën Savës , shkruan B92.

Patriarku Irinej vuri në dukje se Serbia sot është në një pozitë “mjaft të vështirë”, por që është Rusia ajo që gjatë historisë ka pasur mirëkuptim për popullin serb.