Patriaku Irinej: Conchita “fajtore” për përmbytjet në Serbi

Përmbytjet të cilat shkatërruan qytete në Serbi dhe Bosnje, dhe vranë të paktën 50 njerëz, ishin një \"dënim\" nga Perëndia pas fitores në Eurovision të këngëtarit austriak Conchita, ka thënë Patriarku dhe figura të tjera të lartë të Kishës Ortodokse Serbe. 

Lajme

22/05/2014 19:05

Patriarku Irinej ka thënë se Perëndia i dërgoi përmbytjet si një \”ndëshkim hyjnor për veset e njerëzve, siç janë lesbiket, gay-t, biseksualët, transversitët”, transmeton The Economist. 

Ai shtoi se, me këtë “Perëndia ka dashur ta lajë Serbinë nga këto mëkate”. 

Ndërsa kleriku Amfilohije, tha se përmbytjet nuk ishin një rastësi, por një paralajmërim se njerëzit duhet të refuzojnë të adhurojnë “Jezusin si figurë”. 

Është e paqartë nëse ai me këtë rast po i referohej pamjes me mjekër të Conchita-s. 

\”Perëndia dërgoi shirat si një mesazh se njerëzit nuk duhet të rreshtohen kah anët e mbrapshta”.