Pato rikthehet në Serie A

Sulmuesi i Corinthiansit, Alexandre Pato mund të rikthehet në Serie A, si futbollist i lirë.

Sport

12/06/2015 12:33

Alexandre Pato mund të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi brazilian ka paditur klubin e tij, Corinthians, për moskryerjen e obligimeve financiare.

Andaj, procesi mund ta lirojë atë nga pjesa e mbetur e kontratës.

E kështu Pato do të mund të rikthehet në Evropë, më saktësisht në Itali, ku në të kaluarën ka luajtur për Milanin.

Sipas mediave italiane, Pato ka zgjuar interesim nga Inter dhe Fiorentina.